10:03 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Kryeministri: Edhe ne dimë me i ndal zyrtarët serb në kufi e me i mbajt me orë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë ka komentuar ndalimin që autoritetet serbe po ua bëjnë zyrtarëve kosovarë në kufi.

Ai ka thënë se ky fakt nuk mund të heshtet pasi po ndodh disa herë radhazi, derisa u tha se po bëhet pikërisht tani kur do të mbahen zgjedhjet në veri, raporton Indeksonline.

“Sa i përket masave ndaj serbëve, unë nuk mundem me hesht faktin se zyrtarët tanë po keqtrajtohen në kufi nga zyrtarët e Serbisë. Edhe ne dimë me i ndal në kufi, me i mbajt me orë, edhe ne dimë me e dërgu AKI-në e policinë, por zgjedhjet janë të lira dhe gjithkush mund të marr pjesë në to”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/