16:13 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dëmet nga tërmeti, Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka falënderuar Luljeta Bozo, e cila vullnetarisht u përball me argumente shkencorë gjatë ditëve të rënda, pas tërmetit të 26 nëntorit, shkruan Indeksonline.

Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi ndihmë për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Falënderim i posaçëm inxhinieres, Luljeta Bozo, e cila vullnetarisht u përball me argumenta shkencorë e me kulturë të lartë qytetare, në tendat e debateve absurde mediatike gjatë ditëve më të rënda, duke ndikuar pozitivisht mbi shpirtrat e trazuar dhe mendjet e ngritura të njerëzve të zakonshëm”, ka thënë Rama.

Ata diskutuan së bashku për ndërtimin e objekteve të reja./Indeksonline/