Kryeministri flet për punësimin e djalit të Shkurte Fejzës në Qeveri
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së ekzekutivit ka thënë se nuk e di se si është punësuar djali i këngëtares Shkurte Fejza në Qeveri.
“Te punësimi i djalit të Shkurtës, nuk po hi shumë, më kanë tregu informata, s’di si ka ardhë deri te punësimi. Nuk e di, shpresoj që ka ardhë me praktikë të mirë deri te punësimi, do të marr informata”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj së fundi është kritikuar ashpër nga shoqëria civile për punësime partiake në institucione dhe ndërmarrje publike./Indeksonline/