75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zv.kryeministri Gashi në takim me të dërguarit amerikan: Të jemi unik në ruajtjen e miqësisë me ShBA-të

Anëtarët e delegacionit shtetëror për negociatat me Serbinë së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin kanë takuar të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë, udhëhequr nga John Erath, drejtor kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.

Gjatë këtij takimi, zëvendës kryeministrat e Kosovës njëherësh anëtarë të delegacionit, Fatmir Limaj, Dardan Gashi, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli kanë shprehur përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut i cili do të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, dhe vazhdimin e rrugës drejt Integrimeve euro-atlantike.

“Ishte njw takim i hapur dhe i sinqertë ku shprehwm nevojën për vazhdimin e dialogut si parametër esencial në ruajtjen e partneritetit dhe marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha pas takimit, zv. kryeministri i Kosovws, Dardan Gashi.

Ai po ashtu theksoi se wshtw dakordim që në kuadër të gjendjes së imponuar nga sjelljet agresive të Serbisë të cilat tentojnë të minojnë sovranitetin e Kosovës, është e nevojshme të ketë një qëndrim unik, shtetëror për të tejkaluar të gjitha situatat në frymën e ruajtjes së miqësisë dhe partneritetit strategjik mes të tjerëve në veçanti me aleatin tonë më të madh, ShBA-të.

Sërbia duhet që të ndërpresë aktivitetet kundër sovranitetit të Kosovës ashtu që përkushtimi jonë për të rinisë dialogun të reflektojë në gjetjen e rrugës së pranueshme për të dyjat palët, dhe levizjes drejt njohjes së ndërsjellë.