75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Kryeministri gjeorgjian, Giorgi Gakharia jep dorëheqje

Kryeministri gjeorgjian, Xhorxh Gakharia sot njoftoi dorëheqjen, transmeton Indeksonline.

Kjo për shkak të mosmarrëveshjes me partinë e tij mbi planet për të arrestuar një udhëheqës të lartë të opozitës.

“Unë kam marrë vendimin për të lënë detyrën”, tha Gakharia në një takim televiziv të qeverisë, duke thënë se ai e pa vendimin e gjykatës si një “rrezik për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë dhe që rrit polarizimin politik të vendit”.

“Fatkeqësisht, nuk munda të arrij një mirëkuptim të përbashkët për këtë çështje me ekipin tim dhe vendosa të jap dorëheqjen”, deklaroi Gakharia./Indeksonline/