75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri grek: Kosova po i hedh benzinë zjarrit me Ushtrinë dhe taksën

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, nuk i ka mirëpritur vendimet e fundit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake dhe krijimin e Ushtrisë.

Për këto dy vendime, Tspiras ka thënë se janë veprime të papranueshme, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Ai gjatë një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vlerësuar se me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiq dhe qeveria serbe kanë një puna të vështirë”, ka thënë kryeministri grek, duke dënuar veprimet e shtetit të Kosovës.

“Ata janë duke shtuar benzinë në zjarr. Unë e mbështes Serbinë në këtë rrugë dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, sepse kjo është perspektiva për të ruajtuar stabilitetin në rajon”, ka thënë Tsipras. /Indeksonline/