13:11 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / L K

Kryeministri grek mesazh Erdoganit: Kushdo që shkel kufijtë detarë do të dënohet, s’ka vend për vizione perandorake

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki ka dhënë një mesazh për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai tha se, “ujërat tona do të mbeten të pathyeshme, kufijtë tanë janë blu dhe jo gri dhe historia mëson se kushdo që shkel kufijtë dënohet”.

Kyriakos Mitsotakis shtoi se në shekullin e 21, nuk ka vend për vizione perandorake. Ai nënvizoi se problemet zgjidhen në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

“E përsëris: problemet zgjidhen në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe është një gabim i madh për disa që përpiqen të helmojnë opinionin publik duke zbuluar armiq atje ku nuk ekzistojnë”, deklaroi Kyriakos Mitsotakis.