Kryeministri Haradinaj: Akil dhe Distria, faleminderit që e ngritët lartë flamurin e Kosovës
Pas triumfit të xhudistëve tanë, krerët e shtetit kanë vlerësuar mjaft shumë arritjet e Akilit dhe Distrias.
Përpos presidentit Thaçi, edhe kryeministri Haradinaj ka komentuar fitoren madhështore të Akilit dhe atë të Distrias.
Akil Gjakova është kampion i Grand Slam Turneut të Parisit. Gjakova në finale ishte më i mirë sesa favoriti nga Gjeorgjia dhe medalisti i dyfishtë olimpik Lasha Shavdautashvili.Edhe për Akil Gjakovën, si për Distria Krasniqin, kjo është medalja e dytë këtë vit, pas medaljes së argjendtë të fituar në Grand Slami ne zhvilluar në Tunis.
“Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit. Urime Kosovë! ” ka shkruar kryeministri Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. /IndeksOnline./