09:15 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj bën homazhe në Gllogjan

Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të bëjë homazhe në Gllogjan.

Homazhet bëhen me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Homazhet do mbahen në ora 11:00 në Gllogjan, ndërsa në ora 11:30 në Kodrali.