11:10 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj- opozitës: Marre ju koftë çka po bëni (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para deputetëve në seancën ku po diskutohet për demarkacionin është përplasur me deputetët e opozitës i cili duke folur është penguar nga ta.

Haradinaj ju ka thënë atyre se pse ata janë kundër marrëveshjes e kundër territorit të vendit.

“Ku po ju dhem, marre duhet me ju ardhë. Marre, jeni kundër raportit, qëky raport po ju pengon, ku po ju dhem”, ju është drejtuar Haradinaj deputetëve të opozitës.

“Ka dy vjet e gjysmë që jemi nda për një temë që ka të bëjë me territorin vendit, me kufirin e vendit tonë, me fqinjin tonë Malin e Zi, anëtar i Nato-së. Kemi bërë punë intensive, kemi arrite me ardh deri të kjo që po e quaj materie, projektligji për demarkacionin e cila ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Qeveria e vendit të juve e ka formuar një komision më i pa këto dilemë, ka punuar një raport, nuk është i jemi është i Kosovës çka keni që po ju pengon të gjeturat ku po ju dhemb” është shprehur Haradinaj. /Indeksonline/