Kryeministri Haradinaj e pi kafen e mëngjesit në Suharekë me Bali Muharremajn
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka vendosur ta kaloj në qytetin e Suharekës.
Kafen e mëngjesit atje e ka pirë me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj, transmeton Indeksonline.

“Sot e nisa ditën me kafenë e mëngjesit në Suharekë me kryetarin Bali Muharremaj.”, ka shkruar ai.

Haradinaj së fundmi dha dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër. Ndërsa gjatë kësaj jave u intervistua nga Gjykata Speciale si i dyshuar./Indeksonline/
