Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në Shqipëri me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare.
Shefi i ekzekutivit është lajmëruar nga Shqipëria ku po feston ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu I.
“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore. RH’, shkruan Haradinaj në Facebook.