15:45 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj i fton shqiptarët e diasporës në ‘Alba Festival’

Më datë 29 dhe 30 qershor do të zërë vend festivali ‘Alba Festival’ në Cyrih të Zvicrës.

Ky festival mbledh artistët më të njohur shqiptarë në botë e në mesin e tyre edhe yllin kosovar të muzikës, Rita Ora, shkruan Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky festival shpalosë vlerat shqiptare dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë që të mbështesin dhe përkrahin këtë ngjarje të madhe.

Statusi i tij i plotë:

Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.