12:03 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj me tri dëshmi për “pastërtinë” e Rikallos

Me të dëgjuar deklaratat e banorëve të Lagjes Dardania në Prishtinë se ministri aktual i Bujqësisë, Nenad Rikallo, gjatë luftës ka qenë i uniformuar nga Serbia dhe i ka keqtrajtuar fqinjët e tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga tri institucione revelante informacione rreth anëtarit të kabinetit të tij.

Ai e ka pyetur Prokurorinë e Shtetit, AKI-në dhe Departamentin e Inteligjencës në Polici nëse kanë ndonjë të dhënë inkriminuese për këtë person, shkruan AktivPress

Por përgjigja nga këto të tri adresa, kanë qenë pothuajse e njëjtë.

“Nuk ka asnjë dëshmi se ky person është i ngarkuar me akuzat që janë bërë për të”.

Mbi këtë bazë, Haradinaj ka thënë se u beson institucioneve.

Ai ka thënë se nuk dëshiron ta marr rolin e prokurorit.

“Ne nuk mund ta viktimizojmë  askënd, pa e ditur se çka jemi duke bërë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, ata banorë që po e sulmojnë Rikalon, pas luftës ia kanë zënë banesat atij./AktivPress