Kryeministri Haradinaj për Krishtlindje mysafir tek zëvendësministri Berisha
Kudo në botë sonte po festohen Krishtlindjet.
Besimtarët e krishterë në këtë datë mblidhen me familjet e tyre për të uruar njëri-tjetrin për shëndet e paqe.
Edhe kryeministri Haradinaj ka ndarë disa momente për të vizituar dhe uruar mikun e tij, zëvendës ministrin e Kosovës, Anton Berisha.

Haradinaj ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij Facebook, ku shihet në familjen e Berishës, ndërsa ka shkruar:
Për Krishtlindje, mysafir në familjen e mikut dhe kolegut, zëvendësministrit Anton Berisha. Të bekuar me trashëgiminë e vlerave unike të kombit tonë. Gëzuar për shumë mot!