12:06 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj udhëzon raportuesin e OKB-së për torturën dhe trajtimin ç ‘njerëzor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Raportuesin Special të  Kombeve të Bashkuara për torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin e egër, çnjerëzor ose poshtërues, Nils Melzeri, së bashku me ekipin e tij.

Gjatë takimit, Haradinaj shprehu konsideratën e lartë për punën e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, lidhur me adresimin e çështjeve që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, në vendet e ndryshme në mbarë globin, transmeton Indeksonline.

Edhe pse nuk jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në legjislacionin tonë i kemi përfshirë të gjitha standardet që personave që bien ndesh me ligjin t’u sigurojmë kushte dhe trajtim human dhe të dinjitetshëm, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kryeministri ofroi udhëzime dhe informacione të nevojshme lidhur me mbarëvajtjen dhe realizimin e një vizite sa më të suksesshme të raportuesit special, duke i siguruar qasje të plotë në të gjitha vendet të cilat Raportuesi special dëshiron t’i vizitojë me ekipin e vet.

Vizita e raportuesit special realizohet me qëllim të vëzhgimit dhe vlerësimit të situatës në lidhje me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, veçanërisht në aspektin e politikave zyrtare, praktikave, programeve dhe mekanizmave institucionalë të krijuara nga autoritetet përkatëse, thuhet nw komunikatën pwr media./Indeksonline/