17:20 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj: Punën e gjyqësorit nuk e kryen ekzekutivi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë fjalën në seancën plenare e cila po mbahet aktualisht.

Haradinaj i është drejtuar deputetes së Levizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke ia bërë të ditur se punën e gjyqësorit nuk mundet ta kryej ekzekutivi.

“E nderuar zonja Haxhiu, ju jeni juriste nuk kisha shku në këtë rrafsh. Ne në fakt ua kemi aprovu, qajo ka ndodh dhe ne u kemi aprovu dhe nuk kemi prit askush me na bo presion. Është një ndryshim në qasje, hetimi për shkelje procedurale e bëjnë prokuroria e do instanca tjera, jo ne ekzekutivi. Mundeni ju të krijoni konkluza të natyrave tjera por jo në këtë mënyrë. Po me shku në hetim ndërkombëtar në rregull por hetimet tjera nuk i bëjnë ne. Ato hetime që po i lypni ju i bënë tjetër kush, qata që po ju besoni kur po e shpallin dikon pa fajshëm brenda 5 muajve. Po ju lutna që na atë pikë e kemi zbatuar, nuk ka më rezolutë për ekzekutivin. Se kom problem  qe ju nuk e besoni.”

Kurse ai theksoj se krahasimi i deputetes Haxhiu së Kosovës me Sllovakinë ishte krahasim i mirë pasi që është pjesë e Bashkimit Evropian.

“Mirë që na krahasur me Sllovakinë që është në EU por ne ende jemi dikun tjetër, shpresoj që i mrrijmë ata” ka përfunduar Kryeministri Haradinaj./Indeksonline/