16:24 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj takon U.D. e Drejtorit të Telekomit, Bedri Istrefi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar me Ushtruesin e Detyrës, së drejtorit të Telekomit, Bedri Istrafi.

Haradinaj, tha se në këtë takim, kanë biseduar për hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit.

Ai ka shtuar se ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit.

“Për gjendjen aktuale dhe hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit të Kosovës, sot diskutova me Ushtruesin e Detyrës së kësaj kompanie publike, Bedri Istrefi. Ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.