13:57 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj: U prehsh në paqe, plak!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinajt në mbledhjen komemorative për vdekjen e babit të tij, Hilmi Haradinaj ka thënë se e kanë të vështirë familjarët, e të gjithë ata që e kanë njohur Hilmi Haradinajn.

“Sot e kemi të vështirë familja, e kemi të vështirë bashkëluftëtarët dhe kushdo që e çmon lirinë që po ndahemi prej një luftëtari të shquar për lirinë tonë, të shqiptarëve dhe të gjithëve që bashkëjetojnë me shqiptarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se liria e Kosovës është rezultat i shumë mundjeve dhe sfidave.

“Pra edhe përmes ndihmave të aleatëve tanë, nga NATO dhe SHBA-të e nga vendet tjera liridashëse. Porosia ime është t’i mbetemi besnik lirisë ashtu siç ishte besnik për shqiptarët dhe lirinë tonë babai ynë, Hilmiu. U prehsh në paqe, plak”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/