75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj uron Kadarenë për ditëlindje: Të paçim gjatë!

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare sot ka ditëlindjen, ai ka mbushur 83 vjet.

Në këtë datë të veçantë për krijuesin e dhjetëra romaneve që tashmë i njeh e gjithë bota, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka postuar një fotografi gjatë takimit me shkrimtarin shqiptar, ndërsa ka shkruar:

Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!