Kryeministri Hoti apel qyetarëve: Na ndihmoni, që të mos e kthejmë vendin si para 3 muajsh!
Kryeminsitri Avdullah Hoti, me tone shqetësuese ka folur në lidhje me rastin e shtimit të numrit të personave të prekur me Covid-19, duke thënë se nëse vazhdohet ky trend rreziku mbetet që të kthehen masat e marsit,kur ekonomia ishte totalisht e mbyllur, transmeton IndeksOnline.
“Mesazh për të gjithë qytetarët, jemi në rrezik nga vala e dytë, dhe në mënyrë që të mos mbyllim ekonomin komplet, na ndihmoni, respektoni masat”, tha Hoti, pas takimit të Komitetin për Koordinimin e vlerësimit të situatës së pandemisë Covid-19.
Hoti tutje ka thënë se tani mbetet e rëndësisë së madhe shtimi i numrit të infermierevë dhe e cila sipas tij është vetëm cështje ditësh./IndeksOnline/