75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti deklarohet për fillimin e mësimit nga 1 shtatori, ka disa paqartësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një sqarim në Facebook për mundësinë e fillimit të mësimit nga data 1 shtator.

Hoti shkruan se janë duke u finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shator. Por, nuk ka asgjë të qartë nëse mësimi do të fillojë në shkolla apo në sistemin online.

Poashtu, nuk dihet nëse mësimi do të vlejë për të gjitha klasët, apo vetëm për klasët e para dhe të dyta siç është thënë ditë më parë.

“Sot, bashkë me zëvendëskryeministrat, diskutuam me Ministrin Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

  • Komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.
  • Mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.
  • Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.
  • Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.
  • Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.
  • Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave” shkruan Hoti në njoftim./Indeksonline/