75 Mall Live Search
15:41 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti flet për dialogun: S’ka ndryshim të kufijve e as shkëmbim të territorit

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur një zotim të tijin, se qeveria e tij do të marrë përgjegjësi të plotë për të quar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE ?? dhe SHBA ??, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.

I pari i qeverisë ka thënë se aktualisht prioritet i tij mbetet lufta kundër pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Ndërsa në planë afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.