75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti i gëzohet zhbllokimit të procesit të specializimeve

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se sot vjen një lajm i mirë për shëndetësinë kosovare, pasi që është zhbllokuar procesi i specializimeve.

Kjo pasi që  Ministria e Shëndetësisë sot ka hapur konkursin për  1 mijë e 34 specializime në mjekësi.

Këtë lajm më parë e ka bërë publik ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj./IndeksOnline/

Postimi i plotë i tij:  

Lajm i mirë për shëndetësinë! Sot është zhbllokuar procesi i specializimeve.

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur sot konkurs për 1034 specializime në mjekësi. Urime për profesionistët shëndetësorë!

T’i ndihmojmë heronjtë tanë, duke mbajtur maskën, higjienën dhe distancën!

#vendosemasken