14:55 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Kryeministri Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe njëherë e ka ritheksuar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.

Tutje, Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ky i fundit tha se sa të jetë ai president nuk do ta njoh Kosovën, transmeton Indeksonline.

Hoti në postimin e tij tha se këto deklarata nuk i kontribuojnë dialogut.

Postimi i plotë:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciprokeKosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut.

Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.