Kryeministri Hoti i shprehë ngushllime deputetit, Arben Gashi për vdekjen e babait

Sot ndërroj jetë babai i deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Kryeministri Hoti përmes një postimi në Facebook i ka dërguar ngushllime familjes Gashi, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit Xhemajl Gashi, njëherit babai i Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Gashi, miqve, të afërmve dhe bashkëpartiakut tim.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!