Hoti nesër, para orarit zyrtar, viziton Klinikën Infektive, në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, para se të fillojë orari zyrtar i punës, në orën 7:45, do të vizitojnë Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë vizitës kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë, do t’i shoqërojë u.d i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, njofton Zyra për komunikim e kryeministrit të Kosovës.
Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së kryeministrit, po kjo lidhet me numrin e madh të qytetarëve të Kosovës që po vazhdojë me shifra të larta të infektohen nga COVIDI-19, si edhe numrin e madh të qytetarëve që po vdesin.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur sot se brenda 24-orëve të fundit, janë shënuar 733 raste të reja, ndërkohë që katër qytetarë e kanë humbur jetën në betejën me COVIDIN- 19