Hoti merr pjesë në Samitin e Sofjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit.
Tema e Samitit të Sofjes është: Tregu i përbashkët rajonal – katalizator drejt tregut të Bashkimit Evropian.
Për shkak të pandemisë me Covidin-19, takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës, do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.
Në Samitin e Sofjes, do të marrin pjesë: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Olivér Várhelyi dhe burra shtetesh të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.