Kryeministri Hoti, nderon policët e plagosur në krye të detyrës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka pritur të marten në një takim, policët e plagosur në krye të detyrës.
Ata janë kthyer nga një trajtim mjekësor jashtë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Të pranishëm ishin edhe ministri i MPB-së, Agim Veliu, zv. kryeministri Driton Selmanaj si edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Hoti është zotuar se do të punojë për rregullimin e statusit e pjesëtarve të Policisë së Kosovës, si dhe pensionimin. /IndeksOnline/




