17:09 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti në takim me ambasadorin e Malit të Zi: Bashkëpunimi rajonal prioritet i qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Dinosha për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë.

Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.