Kryeministri Hoti në takim me komitetin për kordinimin e situatës me COVID-19

Gjendja e rënduar me COVID-19 në Kosovë do të diskutohet sot nga ora 14:00 në takimin e Komitetit për Kordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me COVID-19.
Ky takim ka filluar ora 14:00 dhe aty merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë zyrja e kryeministrit. Në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm për zbutjen e situatës me koronavirus në vend.
Numrat e rinj me COVID-19 në Kosovë janë shqetësues.