Kryeministri Hoti, pret në një takim Aleksandër Lumezin

Në kuadër të njoftimit me krerë institucionesh të ndryshme në vend, sot kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe me kryeprokurorin e Shtetit, transmeton IndeksOnline.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e kryeministrit.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 14:00 në Zyrën e kryeministrit, ndërsa nuk do të ketë prononcime pas takimit. /IndeksOnline/