16:14 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti reagon pasi Liverpool e fitoj Premier Ligën: Ka qenë e ditun nga fillimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi i është gëzuar shumë fitimit të Premier Ligës nga skuadra e tij e preferuar, Liverpool.

Ai ka thënë në postimin e tij se kjo ka qenë e ditur nga fillimi, transmeton Indeksonline.

“Shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar Hoti në postimin e tij duke ju dërguar mesazh kundërshtarëve të Liverpool.

Kryeministri i Kosovës gjithmonë e shprehur haptazi simpatinë që e ka për klubin anglez./Indeksonline/