07:29 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Kryeministri Hoti sot takon përfaqësuesit e BQK-së dhe të Trustit Pensional

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ora 10:00 do të marrë pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Kjo konferencë mbahet në ora 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Pastaj në ora 11:30, Kryeministri Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, takojnë përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky takim mbahet në objektin e Qeverisë./Indeksonline/