13:40 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti tregon çka ka ngrënë sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti edhe sot ka ngrënë sanduiq për mëngjes.

Megjithëse tha se është çështje private si e organizon drekën e tij, se çka ka ngrënë sot, kreu i Ekzekutivit tha se “sanduiq si përditë”.

“Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time…sanduiq si përditë”, tha ai.

Ditë më parë vartësi i Hotit në Qeveri, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bëri të ditur se shefi i tij gjithmonë mëngjesin e merrë nga shtëpia.