75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Hoti vizion MSH-në: Kemi plan afatgjatë për Covid-19

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin ka diskutuar rreth çështjes kryesore në vend, pandemisë.

“Unë sot vizitën e parë nëpër dikastere të qeverisë e kisha në MSH për të treguar që ne mbesim të përkushtuar për këtë periudhë.

I falënderova për punën që kanë bërë dhe na informuan për atë se çfarë na presin për javët e ardhshme.

Lutemi që ta kalojmë sa më lehtë dhe po duket se jemi duke e kaluar lehtë. Ashtu siç e kam prezantuar në seancë dhe program qeverisës, kemi një plan për përballje afatgjate me këtë pandemi që do të mundësoj hapjen graduale për hapjen e institucioneve”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/