17:21 / E Martë, 27 Qershor 2023 / MSH

Kryeministri hungarez: Fuqia e Putinit mbetet ‘stabile’, rebelimi i Wagnerit nuk ka shumë rëndësi

Pavarësisht rebelimit të Wagner-it, kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i njohur i presidentit rus Vladimir Putin theksoi se sovraniteti i tij nuk vihej në dyshim.

“Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje kësaj ngjarjeje,” tha lideri hungarez në një intervistë për mediat gjermane i pyetur për këtë situatë.

“Nëse kjo kryengritje mund të ndodhë, është një shenjë e qartë dobësie. Por nëse zgjidhet brenda 24 orëve, është një shenjë fuqie,” tha Orban.

“Ju e dini që Putin është presidenti i Rusisë. Pra, nëse dikush mendon se mund të dështojë ose të zëvendësohet, ai nuk e kupton popullin rus dhe strukturat e pushtetit rus”, shtoi ai.

“Strukturat në Rusi janë shumë të qëndrueshme. Ata mbështeten te ushtria, te shërbimet sekrete, te policia, kështu që është një lloj vendi tjetër, është një vend i përkushtuar ndaj ushtrisë,” shpjegon Orban.