75 Mall Live Search
15:07 / E Diele, 16 Janar 2022 / LB

Kryeministri i Australisë pas dëbimit të Djokovicit: Falenderoj gjykatën, tani le ta shijojmë tenisin

Sagës së marrjes pjesë ose jo të Novak Djokovicit në “Australian Open” i ka ardhur fundit. Gjykata Federale në këtë vend përfudnimisht ka marr vendim që të mos e lejoijë atë në shtete dhe e k dëbuar në mëngjesin e së dielës.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, ka folur edhe kryeministri i Australisë Scott Morrison i cili e ka përshëndetur vendimin e gjykatës duke thënë se kjo u bë për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve në këtë kohë pandemie, përcjellë KosovaPress.

““Gjykata Federale e Australisë ka vendosur njëzëri të refuzojë kërkesën e Djokovicit për rishikim gjyqësor, i cili kërkon të kundërshtojë vendimin e Ministrit të Emigracionit për heqjen e vizës. Ky vendim për anulim është marrë për shëndetin, sigurinë dhe rendin, sepse ishte në interes të publikut, vendimi për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe popullin të sigurt”, tha fillimisht Morrison.

Ai më tutje shtoi se pas këtij vendimi, është koha që vendi i tij dhe të gjithë adhuruesit e këtij sporti ta shijojnë atë.

“Qeveria jonë e ka kuptuar gjithmonë këtë dhe ka qenë e gatshme të marrë vendimet dhe veprimet e nevojshme për të mbrojtur kufijtë tanë. Falënderoj gjykatën për veprimin e saj të shpejtë për këtë çështje dhe durimin e të gjithë të përfshirëve ndërsa punuam për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Tani është koha për të vazhduar me Australian Open dhe për t’iu rikthyer shijimit të tenisit”