Kryeministri i Australisë shpjegon se pse e kthyen prapa Djokovicin

Kryeministri australian Scott Morrison ka folur për vendimin e fundit të Australisë për ti revokuar vizën Novak Djokovicit.
Ai ka thënë se vendimi ishte i ministrit të emigracionit dhe se ishte në të mirë të interesit publik.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, kuptova që ministri hoqi vizën për arsye shëndeti dhe të interesit publik. Pandemia ishte tepër e vështirë për çdo australian. Si shtet kishim thuajse më së paku vdekje, ekonomi të shkëlqyer dhe përgjigje fantastike ndaj vaksinimit. Australianët bënë një sakrificë të madhe gjatë pandemisë dhe me të drejtë presin që rezultatet të mbrohen. Kështu bëri ministri në veprimin e tij. Forcat tona i ruajtën kufijtë gjatë pandemisë dhe ne mbrojmë ligjet tona” ka thënë kryeministri Morrison./Indeksonline/