18:43 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kryeministri i Izraelit akuzohet për korrupsion, a i kërkohet dorëheqja?

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit ka akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tre raste.

Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë dhe ka dhënë favore për të marrë më shumë mbulim pozitiv në shtyp, transmeton Indeksonline.

Netanyahu i ka quajtur akuzat pjesë e një ‘gjueti shtrigash’ kundër mediave, policisë, prokurorëve dhe sistemit të drejtësisë.

Por ai ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk është i detyruar me ligj ta bëjë këtë./Indeksonline/