19:51 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerina Racaj

Kryeministri i Kroacisë infektohet me COVID

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim.

“Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviq kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv,” njoftoi qeveria.

“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet më tej në njoftim.

Plenkoviq aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.