Kryeministri i ri holandez e kishte adoptuar një qen në Kosovë, quhet “Muja”
Rob Jetten është zgjedhur kryeministër i ri i Holandës.
Ai për shqiptarët do të mbahet mend si kryeministri i parë i një shteti evropian që mban në shtëpi e tij një qen me origjinë nga Kosova, raporton IndeksOnline.
Qeni i quajtur ‘Muja’, i cili dikur jetonte si qenie endacake dhe i plagosur në rrugët e Kosovës, u gjet nga Jetten gjatë një udhëtimi para rreth 12 vitesh në Kosovë.
Kryeministri e mori nën kujdesin e tij dhe e adoptoi, duke i ofruar një shtëpi të re dhe kujdes të vazhdueshëm.

“Muja më ka sjellë strukturë dhe ritëm në jetën time”, ka thënë Jetten. /IndeksOnline/

