75 Mall Live Search
16:22 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / LB

Kryeministri i ri maqedonas takohet me Richard Grenell

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski është takuar mbrëmë me ish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Mickoski shkroi se darka me Grenellin ishte “e frytshme dhe miqësore”.

“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe ekspert i mirë i situatës në Ballkan”, shkroi Mickoski.