Kryeministri i Tajlandës gjobitet për mos mbajtjen e maskës

Ndërsa Tajlanda po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e koronavirusit, Bangkok e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në publik. Por një nga të parët e vendit e ka thyer rregullin e ri.
Kryeministri i vendit, Prayuth Chan-ocha, është parë pa maskë në një mbledhje qeveritare, në disa fotografi të publikuar nga faqja e tij zyrtare në Facebook, transmeton Indeksonline.
New York Times raporton se ai si shkelës për herë të parë, ai ra dakord të paguante një gjobë prej rreth 190 dollarësh.
“Unë e informova kryeministrin se kjo ishte një shkelje e rregullave“, shkroi guvernatori. Më pas fotografitë u hoqën nga faqja e kryeministrit në Facebook.