22:02 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Kryeministri injoron ‘avullimin’ e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Kryelajmi i ditës së sotme ishte vjedhja e  2 milionë eurove nga thesari i shtetit dhe deponimi i tyre në një kompani kosovare, raporton IndeksOnline.

U përfol shumë për lidhje e biznesmenit Kadri Shala me politikën, por për këtë ende asnjë fjalë nuk e ka thënë kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Hoti që është përballur me interpelanca në Kuvendin e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për kancerin e gjirit, meqë tani jemi në muajin tetor dhe gjatë tij shënohen aktivitete të shumta e mundësohen kontrolle falas për të gjitha gratë.

Ai ka ftuar të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle e të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje e cila gjatë vitit merr shumë jetë.

Postimi i plotë: