Kryeministri kërkon falje në vend të Nasim Haradinajt: S’është njeri i keq, kuptojeni!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar falje ndaj familjarëve të personave të vrarë pas lufte.
Ai kërkoi falje në vend të kryetarit Nasim Haradinajt, kryetari OVL-së, i cili ditë më parë tha “punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së”, transmeton Indeksonline.
“Apeloj tek të gjitha partitë: Mos e teproni, mund të fitoni vota edhe në forma tjera. Ju lus për mirëkuptim, unë ju kërkoj falje të gjithëve jo vetëm si familjar, por Nasimi s’është njeri i keq, është familjar, i ka vdek baba pa e njohur familjen e vet, ka hyr i pari në dhe prej dëshmorëve, por te ne në Kosovë nuk dimë të menaxhojmë nganjëherë dhimbjen tonë”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/