Kryeministri Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani, me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të vendit.
Ai është shoqëruar nga kabineti i tij, teksa ka vizituar varrezat e dëshmorëve të kryeqytetit.
11 qershori i vitit 1999 shënon tërheqjen e militarëve serb nga Kosova, njëherazi dhe përfundimin e okupimit.
Për nder të kësaj date, në vend do të shënohen një mori aktivitetesh.