Kryeministri Kurti drekon me familjet e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbremjën e sotme ka ndarë disa foto teksa drekon me familjarët e dy policeve të renë në detyrë, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, përcjell IndeksOnline.
Kurti theksojë se jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashigimisë së tyre.
Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se Enveri sot do festonte ditëlindjen e tij të 45-të.
Postimi i plotë i Kurtit:
Me familjet e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin.
Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre.
Në këtë mbrëmje të iftarit përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.
Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun.