75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, këshilltar politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Aziz Bicin, Këshilltar Politik të tij si dhe Drejtor të  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, Kurti e ka uruar Bicin në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.