15:57 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti emëron Erzen Vraniq-in, Këshilltar Politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Erzen Vraniqi, Këshilltar Politik të tij.

Me këtë rast, Kurti i uroi Vraniq-it punë të mbarë në detyrën e re, duke shtuar se përvoja e tij politike dhe angazhimi tejet profesional  i deritanishëm do të jenë të rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët politik, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Vraniqi është pjesë e Lëvizjes Vetëvendose prej një kohe të gjatë dhe prej kohësh merrej me Zyrën për Media dhe informimin nga VV-ja./Indeksonline/